Mahrez drejt largimit

Futboll

Mahrez drejt largimit

Më: 25 mars 2022 Në ora: 18:54
Mahrez drejt largimit

Barcelona, Real Madridi e Chelsea raportohet se kanë shprehur interesim për Riyad Mahrezin.

Algjeriani ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa ka kontratë aktuale deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas “FootMercato”, Barcelona, ​​Real Madridi dhe Chelsea po monitorojnë situatën e lojtarit, i cili mund të largohet këtë verë nga “Etihad Stadium”.

Kampioni në fuqi anglez mund ta lejojë largimin e Mahrezit në afatin e verës, për të mos e humbur pastaj me parametra zero në verën e vitit të ardhshëm.

Më herët është raportuar se edhe Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për 31-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat