Jordi Alba flet për ndeshjen me Shqipërinë: Shpresoj...

Futboll

Jordi Alba flet për ndeshjen me Shqipërinë: Shpresoj...

Më: 25 mars 2022 Në ora: 20:03
Jordi Alba flet për ndeshjen me Shqipërinë: Shpresoj...

Spanja luan nesër në Katalonjë, në stadiumin RCDE sfidënmiqësore ndaj Shqipërisë.

Në konferencë për shtyp, foli kapiteni i iberikasve, Jordi Alba i cili theksoi se e rëndësishme është të përmbushin objektivin, ndërsa shton se në futbollin e ditëve të sotme, secili kundërshtar mund të fitojë.

“Më gëzon shumë fakti që kombëtarja vjen në Katalonjë dhe që njerëzit e mi mund ta shijojnë nga afër. Puna e trajnerit ka qenë spektakolare, pres gjithashtu një ambient spektakolar. Shpresoj që të mund të përmbushim objektivin e ndeshjes, pra ta fitojmë atë.

Mundohem t’i ndihmoj të rinjtë, siç kanë bërë të vjetrit më parë me mua, mundohem t’i këshilloj. Të surprizon shumë kualiteti i tyre, unë në moshën e tyre luaja në stadium modeste ndërsa disa prej tyre ishin në Europian dhe tashmë do të shkojnë në Botëror.

Spanja e meriton të jetë në Botëror, nuk është e lehtë sepse në futbollin e sotshëm secili kundërshtar mund të të mposhtë. Këtë e patë me Italinë, një Kampione e Europës që nuk do të jetë në Botëror. Për publikun ishte një surprizë e madhe, por është gjithnjë e më e vështirë të një ndeshje”, u shpreh Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat