Shkurti e Dema: Kënaqësi të përfaqësosh fanellën kuqezi

Futboll

Shkurti e Dema: Kënaqësi të përfaqësosh fanellën kuqezi

Më: 25 mars 2022 Në ora: 22:47
Shkurti e Dema: Kënaqësi të përfaqësosh fanellën kuqezi

Shqipëria e 19 vjeҫarëve e drejtuar nga trajneri Armando Cungu është duke zhvilluar stërvitjet e saj në qytetin e Durrësit në kuadër dy ndeshjeve vëllazërore që do luajnë ndaj Kosovës në Egnatia Arena më datë 26 dhe 28 mars.

Pak orë para ndeshjes së parë, dy nga elementët cilësorë të kuqezinjve kanë folur për fshf.org dhe kanë ndarë emocionet e të qënit pjesë e Kombëtares.

Kevin Shkurti, është 18 vjeҫari që ka lënë Kombëtaret e moshave të Belgjikës për të veshur fanellën kuqezi dhe nuk i fsheh emocionet. “Jam shumë i kënaqur që do të përfaqësoj Shqipërinë. Më parë kam luajtur me Belgjikën por me përfaqësuar Shqipërinë është një emocion më i madh duke parë që është vendi i origjinës së familjes time.

Kam shumë ëndrra dhe dëshira për karrierën time, siҫ është ajo për të luajtur në Champions League si dhe ajo për të luajtur me Kombëtaren A të Shqipërisë. Mendoj se kemi një skuadër të mirë, me cilësi shumë të mira në grup dhe do të arrijmë të bëjmë gjëra të mira kundër Kosovës.”, shprehet Shkurti.

Endri Dema, portieri i talentuar i Teutës që këtë sezon ka debutuar në Abissnet Superiore duke dhuruar paraqitje positive, flet me optimisëm për të ardhmen e skuadrës së Cungut.

“Është një ndjesi shumë e mirë të jesh pjesë e ekipit Kombëtar. Më vjen mirë që përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Të gjithë elementët që janë në skuadër kanë cilësi, si ato që janë të kampionatit shqiptar ashtu edhe ato që vijnë nga jashtë.

Cilësi të mira teknike po ashtu edhe fizike. Besoj se do të bëjmë mirë në këto dy ndeshje miqësore me Kosovën.

Duke punuar fort gjithësecili mund të arrijë aty ku do. Synimi im është të arrijë majat në Superligë. Besoj se me punë kushdo e arrin objektivin e vet. Me përkushtim dhe besim mund t’i arrijë të gjitha.”- përfundoi Dema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat