Agjenti i Bale sulmon Realin: Nëse do i jepnin hapësira do të kishin një lojtar të madh

Futboll

Agjenti i Bale sulmon Realin: Nëse do i jepnin hapësira do të kishin një lojtar të madh

Më: 25 mars 2022 Në ora: 23:40
Gareth Bale

Gareth Bale u përfshi sërish në polemika.

Pak i përdorur në Real Madrid, anësori 32-vjeçar ishte vendimtar te Uells dhe shënoi dy herë në fitoren kundër Austrisë (2-1) që i lejoi vendit të tij të kalonte në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2022.

Një shfaqje që nxiti fjalë të reja nga Joshua Barnett, agjenti i lojtarit, kundër Real Madridit. “Nëse do ta integronin më shumë në ekip, do të kishin një lojtar të madh. Por le të jetojmë me të dhe të vazhdojmë përpara.”

Kujtohet se në fund të ndeshjes, Bale kishte shprehur pakënaqësi të thellë për shtypin spanjoll. Ai ka vetëm pesë ndeshje dhe një gol për Real Madrid këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat