I pazëvendësueshëm te Interi

Futboll

I pazëvendësueshëm te Interi

Më: 26 mars 2022 Në ora: 11:06
I pazëvendësueshëm te Interi

I futur zyrtarisht në mesin e të pazëvendësueshmëve të Interit, Denzel Dumfris është ambjentuar te Interi me gola, asistime dhe inkursione të vazhdueshme në korsinë e djathtë zikaltër.

Rritja e holandezit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha europiane, veçanërisht nga Bajerni i Mynihut, ku sipas të përditshmes sportive italiane “La Gazzetta dello Sport, bavarezët janë gati të hidhen në sulm për të në merkaton e verës.

Por nëse për Ashraf Hakimin, administratori i deleguar i Interit, Bepe Marota ishte detyruar ta sakrifikonte marokenin për shkak të financave, për Dumfrisin situata duket ndryshe, mbrojtësi 25-vjeçar do të largohet vetëm për një ofertë të parefuzueshme.

Gjatë këtij sezioni me fanellën e Interit, Dumfris është aktivizuar gjithsej në 25 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka asistuar 4 herë për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat