Laporta: Jam penduar që kam marrë vendimin e gabuar

Futboll

Laporta: Jam penduar që kam marrë vendimin e gabuar

Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:30
Laporta: Jam penduar që kam marrë vendimin e gabuar

Xavi mori drejtimin e Barcelonës më 6 nëntor, firmosi deri në 2024 dhe deri tani ka zhvilluar një punë fantastike në eksperiencën e parë si trajner i skuadrës së zemrës. 25 ndeshje e ka drejtuar deri tani ish-kapiteni Barçën, me një mesatare pikësh prej 1.96 për ndeshje.

Skuadra ka rikthyer entuziazmin te tifozët, që ishte shuar totalisht pas dështimeve të viteve të fundit dhe largimit të Leo Messit. Presidenti Joan Laporta ndihet i lumtur me Xavin në stol, teksa tha këto fjalë për 42-vjeçarin në prononcimin për Mundo Deportivo.

“Unë mendoj se Xavi mund të qëndrojë këtu për aq kohë sa të dojë. Ai e njeh dhe e do Barcelonën dhe, ashtu siç ka bërë si futbollist, ai dëshiron të ndihmojë në ndërtimin e diçkaje të rëndësishme.

Dua të sigurohem që ai të ndihet gjithmonë i qetë, nuk jam aspak i shqetësuar për të gjetur një marrëveshje me të. Nuk më vjen keq që nuk e kam telefonuar në fillim të vitit, por jam penduar që kam marrë vendimin e gabuar.

Kisha menduar ndryshimin e trajnerit në fund të sezonit të kaluar, por më pas fituam Kupën e Mbretit dhe duke folur me Koeman dhe duke reflektuar për gjëra të ndryshme mendova se nuk ishte e përshtatshme të ndryshoja trajner në atë moment. Doja t’i jepja një shans të dytë.

Në një moment të caktuar të sezonit, megjithatë, unë kuptova se nuk ishim në rrugën e duhur dhe kështu rifillova kontaktet me Xavin. E pyeta nëse ai mund të vinte menjëherë në Barcelonë dhe kur ai tha po, ne u përpoqëm të zgjidhnim problemet e kontratën e tij dhe e sollëm këtu”, deklaroi Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat