Sissoko: E prisja që Dybala të mos rinovonte me Juventusin

Futboll

Sissoko: E prisja që Dybala të mos rinovonte me Juventusin

Më: 26 mars 2022 Në ora: 14:44
Sissoko: E prisja që Dybala të mos rinovonte me Juventusin

Karrierën e mbylli dy vite më parë te Soshoja në Francë, por Mohamed Sissoko nuk i harron tri sezonet (2008-2011) e tij me Juventusin. Ish-mesfushori, në një deklaratë për mediat italiane, është shprehur në lidhje me mungesën e rinovimit të kontratës së Paulo Dybalës me bardhezinjtë.

“E prisja që Dybala të mos rinovonte me Juventusin. Klubi ka nisur një cikël të ri dhe ardhja e Vlahoviçit i ka ndryshuar aspektin teknik bardhezinjve. Me siguri do të ketë lojtarë të tjerë që do të bëjnë mirë në atë skuadër.

Nuk e di se çfarë mendon Dibala, por unë e shoh të përshtatshëm për të luajtur në Spanjë.

Tek Interi nuk e imagjinoj dot. Për tifozët do të ishte një goditje e rëndë”, deklaroi 37-vjeçari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat