Papastërti dhe rrëmujë e madhe, publikohen pamjet nga dhoma e zhveshjes së Italisë

Futboll

Papastërti dhe rrëmujë e madhe, publikohen pamjet nga dhoma e zhveshjes së Italisë

Më: 26 mars 2022 Në ora: 15:48
Papastërti dhe rrëmujë e madhe, publikohen pamjet nga dhoma e zhveshjes së Italisë

Humbja befasuese ndaj Maqedonisë së Veriut, la jashtë Botërorit Italinë, për herë të dytë radhazi.

Zhgënjimi ishte i madh, te kampionët në fuqi të Europës. Askush nuk mund ta besonte, por krahas kësaj njolle mbi Italinë tani bie dhe një tjetër njollë.

Në mediat italiane janë publikuar pamje të dhomës së zhveshjes të kombëtares që la ne “Renzo Barbera” pas humbjes. Pamje të turpshme të lëna në një gjendje mjerane nga një prej ekipeve elitare në botë.

Në foto shihen plehra të hedhura në tokë dhe papastërti e madhe. Me të vërtetë një turp i madh që bie mbi lojtarët, stafin dhe të gjithë që ishin të pranishëm. Gjithsesi i vetmi justifikim për këtë gjendje mjerane, është tronditja e madhe që italianët pësuan pas atij eliminimi surprizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat