Juventus nën hetim

Futboll

Juventus nën hetim

Më: 27 mars 2022 Në ora: 13:56
Juventus nën hetim

Fundjavë pushim për hetuesit torinezë që po merren me hetimin e ri “Prisma” që është përqendruar te shkurtimi i disa rrogave të futbollistëve të Juventus-it, i vendosur nga klubi në mirëkuptim me lojtarët nga marsi 2020, pas shpërthimit të pandemisë.

Prokurorët kanë dëgjuar në ditët e kaluara tre lojtarë bardhezinj, Dybala, Bernardeschi dhe Alex Sandro, përveç avokatëve dhe llogaritarëve të disa lojtarëve.

Seancat dëgjimore do të vazhdojnë javën e ardhshme dhe, mes të tjerëve, duhet të jetë radha e Alessandro Luçi, menaxheri i Bonuçi-t dhe Cuadrado-s, ndërsa më 2 prill hetuesit do të shkojnë në Romë për të dëgjuar presidentin e Federatës, Gabriele Gravina.

Prokuroria e Torinos po kërkon të hedhë dritë mbi marrëveshjet mes klubit dhe futbollistëve për shkurtimin e katër rrogave (nga marsi në qershorin e 2020-ës) që i kanë siguruar klubit një kursim prej 90 milionë eurosh.

Sipas akuzës, që ka vënë nën mikroskop bilancet e sezoneve 2019-20 dhe 2020-21, duket se nuk është bërë fjalë për një heqje dorë e plotë nga ana e lojtarëve, por vetëm për një shtyrje, duke parë se tre nga katër rrogat janë derdhur më pas, për një total prej 67 milionë eurosh.

Megjithatë, në bilancin e 30 qershorit 2020 rezulton vetëm regjistrimi i shkurtimit të kostove për 90 milionë euro. Për sezonin 2020/21, marrëveshje duket se është negociuar përsëri dhe është hedhur e zeza mbi të bardhë nëpërmjet disa marrëveshjeve private me lojtarët.

Janë pikërisht këto letra që po kërkojnë hetuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat