Tottenham skuadra favorite për nënshkrimin me Depayn

Futboll

Tottenham skuadra favorite për nënshkrimin me Depayn

Më: 27 mars 2022 Në ora: 17:16
Memphis Depay

Memphis Depay me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Barcelonës, gjatë merkatos së verës.

Ndryshimet e mëdha në skuadrën e Barcelonës, dhe përforcimet e bëra gjatë janarit, kanë bërë që Memphis të mos jetë në mesin e zgjedhjeve të para të Xavi Hernandez.

Si pasojë, lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, gjatë merkatos së verës.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se skuadra e Tottenham Hotspur është ajo që shihet si favorite për të nënshkruar me holandezin.

Juventus dhe Milan po ashtu janë lidhur me 28 vjeçarin.

Depay ka kontratë valide me Barcën deri në vitin 2023, por është i hapur për ndryshim ambienti.

Barca duan ta shesin Depay edhe për arsye ekonomike, që të hapin rrugë për paga të reja dhe të përmirësuara në skuadër. Spurs pritet të ofrojnë 45 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat