​Alioski: Nuk më intereson nëse italianët po qajnë, tani është radha e Ronaldos me shokë

Futboll

​Alioski: Nuk më intereson nëse italianët po qajnë, tani është radha e Ronaldos me shokë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:03
Ezgjan Alioski

Pas fitores senzacionale ndaj kampionëve të Evropës, Alioski dhe lojtarët tjerë të Maqedonisë së Veriut nuk patën kohë për të festuar. Të martën Ronaldo dhe Portugalia janë pengesa tjetër që ata të kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski ka bërë thirrje që bashkëlojtarët e tij të mos festojnë sepse, sipas tij, ende asgjë nuk ka përfunduar.

“Nuk kemi fituar ende asgjë”, thotë Ezgjan Alioski për “Blick”. Ishte shumë e veçantë, vazhdoi ai. "ju hedhni jashtë garës një ekip të madh si Italia dhe nuk jeni kualifikuar ende në Kupën e Botës në Katar".

Alioski thotë se nuk i intereson që ai dhe shokët e tij të skuadrës bënë të qajë gjithë Italinë dhe shumë tifozë të tjerë të futbollit në mbarë botën me fitoren 1-0 në Palermo. "Kjo është arsyeja pse sigurisht nuk kam ndërgjegje të keqe për këtë. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës në Katar! Do të bëjmë gjithçka për ta bërë realitet këtë ëndërr të madhe", theksoi ai.

Sa i përket mundësisë që ata ta eliminojnë një tjetër kombëtare të madhe siç është Portugalia dhe një kampion si Cristiano Ronaldo, Alioski ka thënë:

“Ronaldo ka luajtur në një nivel të lartë për gati njëzet vjet. Nuk dua t'i prish asgjë Ronaldos. Por unë dua të përmbush ëndrrën tonë të madhe. Të gjithë besojmë se mund ta bëjmë edhe në Portugali!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat