Premi e majme për Maqedoninë e Veriut, nëse kualifikohet

Futboll

Premi e majme për Maqedoninë e Veriut, nëse kualifikohet

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:18
Premi e majme për Maqedoninë e Veriut, nëse kualifikohet

Para udhëtimit për në Portugali, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me zv.Kryeministrin e parë, Artan Grubi, u fut në aeroplan me të cilin po udhëtonte ekspedita e Maqedonisë, për të ju uruar shumë fat futbollistëve para ndeshjes historike me Portugalinë e Kristiano Ronaldos, njofton “infOSport.mk”.

Kovaçevski ju premtoi atyre një premi prej 500 mijë eurove në rast se eliminojnë Portugalinë dhe kualifikohen për në Botërorin e Katarit.

“Ju jeni pika më e ndritur e Maqedonisë për momentin, e gjithë Maqedonia ju pret në shesh dhe qeveria me kënaqësi do të ndajë një shpërblim prej 500 mijë eurove për kualifikim në Botërorin e Katarit. Edhe kjo që kemi arritur deri më tani është një sukses, nuk e di se si, por mundeni edhe portugezët. E di që mundeni”, – iu drejtua Kovaçevski futbollistëve para nisjes për në Portugali.

Kujtojmë ndeshja Portugali – Maqedoni, e vlefshme për kualifikim në Botërorin “Qatar 2022”, do të zhvillohet të martën me fillim në ora 20:45 në stadiumin Dragao në Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat