Isco ka nxitur thashethemet

Futboll

Isco ka nxitur thashethemet

Më: 27 mars 2022 Në ora: 18:22
Isco ka nxitur thashethemet

Isco ka nxitur thashethemet për një transferim të mundshëm të lirë te Fiorentina, pasi lojtari i Real Madridit po kalon pushimet e tij në Firence.

Mesfushorit kreativ do t'i skadojë kontrata aktuale më 30 qershor dhe deri në atë moment ai do të jetë 30 vjeç.

Reprezentuesi spanjoll realizoi vetëm 14 paraqitje këtë sezon për Real Madridin, duke shënuar dy gola.

Ai ka qenë në klub që nga transferimi i tij prej 30 milionë eurosh në vitin 2013 dhe tashmë është lidhur me një lëvizje në Fiorentina.

Tani “Tuttomercatoëeb” e ka parë Iscon me familjen e tij në qytetin e Firences me pushime gjatë pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.

Mund të jetë një rastësi, por “Viola” gjithashtu do të shpresojë që ai të jetë mjaftueshëm i magjepsur nga kryeqyteti toskan për të bërë një lëvizje atje gjatë verës.

Isco luan në një rol trequartist pas sulmuesve, por mund të veprojë edhe në krahun e majtë ose në një rol më të thellë në mesfushës.

Ai ka 12 gola në 38 paraqitje për Spanjën gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat