Ky nuk është askush tjetër veç Edinson Cavanit

Futboll

Ky nuk është askush tjetër veç Edinson Cavanit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:16
Ky nuk është askush tjetër veç Edinson Cavanit

Është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te PSG-ja, “ylli” i Uruguait dhe tani sulmuesi i Manchester United.

Ky nuk është askush tjetër veç Edinson Cavanit.

Atij i përfundon kontrata në “Old Trafford” në qershor dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë, pasi ka gjetur pak hapësira në formacion. Real Sociadadi nga La Liga kërkon të përfitojë nga situata dhe ta transferojë në “Anoeta”.

Nisur nga largimi i mundshëm i Alexander Isak, për të cilin ka interes nga klubet e mëdha, veçanërisht nga Arsenali, Cavani shfaqet si një opsion i shkëlqyer pasi është futbollist i lirë. Uruguaiani do të arrinte në La Liga për herë të parë në karrierën e tij, pasi i ka provuar ligat e tjera kryesore në Europë: Seria A, Ligue 1 dhe Premier League (përveç Bundesligës) .

Interesim ka edhe nga Interi dhe River Plate. Sipas shtypit anglez, Cavani ka pasur kontakte me Real Sociedadin dhe rezultati i bisedimeve ka qenë pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat