Eriksen goditet me monedhë

Futboll

Eriksen goditet me monedhë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 19:42
Eriksen goditet me monedhë

Christian Eriksen bëri një rikthim të bujshëm në Kombëtaren e Danimarkës, ku shënoi 2 minuta pasi hyri në fushë në miqësoren e humbur me Holandën me shifrat 4-2.

Por jo gjithçka shkoi bukur për mesfushorin.

Në përfundim të sfidës, kur ai po jepte intervistat e zakonshme për mediat, një i panjohur e goditi me një monedhë në trup.

Shumë i shëmtuar si gjest, aq më tepër duke marrë në konsideratë se çfarë peripecish ka kaluar ish-lojtari i Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat