Arnold: Skuadra e dytë e preferuar është Barcelona

Futboll

Arnold: Skuadra e dytë e preferuar është Barcelona

Më: 28 mars 2022 Në ora: 19:40
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold ka bërë të ditur se Barcelona është skuadra e tij e dytë e preferuar, pas Liverpool.

Anëtari i Liverpool është kthyer në një nga mbrojtësit më të mirë të djathtë në futbollin e sotëm.

Kur ishte më i ri, Arnold ka thënë se zgjedhte të shihte ndeshjet e Barcelonës. Tani, Barca është skuadra e dytë e preferuar e tij.

“Do të thosha se skuadra tjetër e preferuar është Barcelona”, ka thënë Arnold.

“Më duket se ata kanë vlerat e njëjta si Liverpool. Luajnë lojtarët nga akademia. Unë jam rritur duke parë Messin në atë skuadër speciale me Iniesta, Xavi, Henry e Eto’o”, ka shtuar mbrojtësi anglez.

Alexander-Arnold ka pranuar lëvdata të mëdha nga anëtari i Barcelonës, Dani Alves, i cili e ka konsideruar lojtarin e Liverpool si një mbrojtës me cilësi të kalibrit botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat