Eliminimi i Italisë nga Kupa e Botës, reagon Bonucci

Futboll

Eliminimi i Italisë nga Kupa e Botës, reagon Bonucci

Më: 28 mars 2022 Në ora: 23:07
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka probleme me formatin për kualifikim në Kupën e Botës, pas eliminimit të dytë radhazi të Italisë.

Kombëtarja e Italisë humbi mundësinë që të jetë në Katar për Kupën e Botës 2022, pasi pësoi humbje ndaj Maqedonisë së Veriut.

Mbrojtësi thotë se formati është i gabuar, pasi skuadrat nuk mund të humbin vendin me vetëm një ndeshje. Këtu, duket se ai aludon për nevojën e një ndeshje kthimi.

“Ne luajtëm gjithçka në një ndeshje, është sistem absurd”, ka thënë Bonucci.

“Për fat të keq, kjo është mënyra se si përfundoi, por është vendim i çmendur. Duhet të luash një ndeshje ku mund të ndodh gjithçka, siç kemi parë”, shtoi mbrojtësi italian.

“Ka kombëtare që kanë humbur nga katër apo pesë ndeshje, kurse ne që kemi vetëm një humbje nga një gol i minutit 92’ jemi në shtëpi. Çmenduri”, ishin komentet e Bonucci.

Italia mund të kualifikohej edhe direkt, po të mos përfundonte në pozitën e dytë në grup. Ata mbetën prapa Zvicrës, përkundër se ishin të pamposhtur deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat