Trajneri i Gjeorgjisë vlerëson kuqezinjtë

Futboll

Trajneri i Gjeorgjisë vlerëson kuqezinjtë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:39
Trajneri i Gjeorgjisë vlerëson kuqezinjtë

Shqipëria përballet sot me Gjeorgjinë në “Air Albania”. Në prag të këtij takimi miqësor, trajneri i Kombëtares gjeorgjiane ka folur përpara gazetareve në konferencën e zakonshme për shtyp.

Sagnol shpreh konsideratë të lartë për kuqezinjtë, të cilët duket se i ka studiuar mirë përpara se ti sfidojë në fushën e lojës.

“Pas ndeshjes ndaj Bosnje-Hercegovinës kam qenë i kënaqur me disiplinën dhe shpirtin e ekipit dhe të njëjtën gjë pres edhe ndaj Shqipërisë. Ne e njohim shumë mirë kundërshtarin. Studimi i kundërshtarit është pjesë e punës sime. Sigurisht që Shqipëria është një ekip i fortë, gjë që u dëshmua në ndeshjen kundër Spanjës.

Kundërshtari ka lojtarë interesantë që luajnë në klube të mira europiane. E dimë do të jetë të paktën po aq e vështirë. Ashtu si ajo që bëmë kundër Bosnjë-Hercegovinës.

Skuadra shqiptare mund të jetë e lodhur pas ndeshjes dhe udhëtimit në Spanjë, gjë që është e kuptueshme. Prandaj nuk përjashtohen ndryshimet. Në vitet e fundit, skuadra shqiptare nuk ka ndryshuar shumë në stil dhe taktikë. Për të arritur një rezultat pozitiv, gjëja më e rëndësishme për ne, të ruajmë disiplinën dhe shpirtin e ekipit”, ka deklaruar Willy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat