Flick: Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar

Futboll

Flick: Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:27
Flick: Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar

Një ditë para ndeshjes klasike të kombëtares kundër Holandës sot në mbrëmje në Amsterdam, trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flick, foli për kundërshtarët, vendimet për formacionin dhe gjendjen e skuadrës së tij. Një moment komik ndodhi gjatë konferencës për shtyp teksa celulari i Flickut nisi të binte pa pushim.

Cilat janë pritshmëritë për ndeshjen ndaj Holandës?

"Ne shkojmë në çdo ndeshje për të fituar. Kemi respektin e nevojshëm.

Holanda ka një skuadër që mund të luajë shumë mirë futboll dhe ka lojtarë të mëdhenj në radhët e saj. Loja është tregues për ne, por edhe skuadra jonë është cilësore.

Duam të përpiqemi ta vëmë kundërshtarin nën presion dhe ta detyrojmë të bëjë gabime dhe të na ndjekë ne. Çdo fitore na jep më shumë besim, kjo është ajo që na duhet", tha Flick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat