Mediumi zviceran: Kosova i ka disa lojtarë të njohur

Futboll

Mediumi zviceran: Kosova i ka disa lojtarë të njohur

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:20
Mediumi zviceran: Kosova i ka disa lojtarë të njohur

Zviceranët janë vetëdijshëm se sonte i pret një përballje e vështirë.

Mediat e këtij vendi po ju kushtojnë theks të veçantë futbollistëve të Kosovës, me të cilët do të përballen sonte zviceranët në miqësoren që po quhet si vëllazërore.

Mediumi “nau.ch” e ka bërë një përmbledhje të, siç ka shkruar: “Disa prej yjeve të Kosovës”.

Sipas këtij mediumi, “Kosova i ka disa lojtarë të njohur”.

Tutje, portali zviceran e ka përmendur të parin Amir Rrahmanin, si lojtari më i vlefshëm i “Dardanëve”.

Më pas ka vazhduar me Milot Rashicën, por edhe Vedat Muriqin, duke i përmendur statistikat e tyre me ekipet ku kanë luajtur dhe me Kombëtaren.

Ndër të tjera, mediumi zviceran s’i ka harruar as lojtarët e njohur kosovarë si Mërgim Vojvoda, i cili po luan me sukses në Itali, por edhe Edon Zhegrovën, duke ua cekur edhe vlerën e tyre.

Lojtarët tjerë që kanë luajtur në Super League zvicerane si Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu, Betim Fazliji, Florent Hadergjonaj e Toni Domgjoni gjithashtu përmenden në shkrimin e mediumit zviceran.

Pra, “Helvetikët” kanë respekt të veçantë për Kosovën para duelit të sotëm, i cili do të luhet në Letzigrund duke filluar nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat