Broja me shokë tërheqin si magnet tifozët e Kombëtares

Futboll

Broja me shokë tërheqin si magnet tifozët e Kombëtares

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:58
Broja me shokë tërheqin si magnet tifozët e Kombëtares

Shqipëria do të përballet në ditën e sotme ndaj Gjeorgjisë. Kjo miqësore do të fillojë në orën 18:00, atje ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren pas super ndeshjes së zhvilluar me Spanjën.

Armando Broja pritet që ta nis si titullar, por edhe i shumëpërfoluri Kristjan Asllani. Me interes të veçantë pritet edhe Adrian Bajrami, mbrojtësi i Benfikës, nëse do të ketë minuta për të.

Nisur nga këto emra, tifozët e Kombëtares po vazhdojnë që të blejnë biletat për të qenë në stadium kundër Gjeorgjisë. Sipas “Supersport”, deri tani janë shitur 7200 bileta, teksa po vazhdon blerja e tyre ku zakonisht tifozët e lënë blerjen për në momentin e fundit.

Një interes jo i vogël duhet thënë për një takim miqësor dhe ndaj një rivali që në emër nuk tërheq, por në formën e tij dhe rezultatet është jo pak i fortë, teksa vjen pas fitores ndaj Bosnjes Hercegovinës me shifrat 0-1 në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat