Çudi, komentatori i Kosovës  refuzon t’ia përmend emrin Andi Zeqirit

Futboll

Çudi, komentatori i Kosovës  refuzon t’ia përmend emrin Andi Zeqirit

Më: 29 mars 2022 Në ora: 20:41
Çudi, komentatori i Kosovës  refuzon t’ia përmend emrin Andi Zeqirit

Komentatori i futbollit në Digitalb, Florim Canolli ka zgjedhur një formë interesante për ta prezantuar Andi Zeqirin.

Zeqiri “tradhtoi” Kosovën dhe zgjodhi ta përfaqësonte Zvicrën.

Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1, por gjatë kohës kur Andi Zeqiri kishte në zotërim topin gjatë ballafaqimit Zvicër-Kosovë, komentatori Florim Canolli i referohej futbollistit si lojtari me numrin 20 dhe jo me emrin e tij ose mbiemrin, siç bëhet zakonisht nga komentatorët e futbollit.

Tifozët “Dardanët” pas vendimit për ta përfaqësuar Zvicrën e kanë shpallur person “non grata” Zeqirin.

Sot në Cyrih, ata shpalosën një baner: “Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat