Senegali kualifikohet, eliminon Egjiptin

Futboll

Senegali kualifikohet, eliminon Egjiptin

Nga: K.G. Më: 29 mars 2022 Në ora: 22:08
Senegali kualifikohet, eliminon Egjiptin

Senegali kualifikohet në Kampionatit Botëror.

Senegalezët me penallti e mposhtën me rezultat 3:1 Egjiptin.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta përfundoi me rezultat 1:0 për senegalezët, ndërsa penalltitë përcaktuan kualifikuesin.

Ndeshja shkoi në vazhdime për faktin se sfida e parë pati përfunduar me 1:0 në favor të Egjiptit.

Futbollisti Dia në minutën e 3-të shënoi për senegalezët. Penalltitë, për Senegalin shënuan: Sarr, Dieng, Mane, ndërsa dështuan Koulibaly e Ciss. Për Egjiptin realizoi El Solia, dështuan Salah, Zico e Mostafa Mohamed.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat