Jorgji nuk e fut dorën në xhep

Futboll

Jorgji nuk e fut dorën në xhep

Më: 30 mars 2022 Në ora: 11:24
Jorgji nuk e fut dorën në xhep

Enea Jorgji ka përmbushur detyrën e tij europiane. Arbitri i “Abissnet Superiores” ka ndarë drejtësinë në miqësoren e sotme mes Turqisë dhe Italisë, e cila ka përfunduar me shifrat 2-3 për miqtë. “Bilbilat” shqiptarë i kanë sjellë fat axurrëve, të cilët kanë përmbysur turqit dhe janë rizgjuar pas atij eliminimi të papritur nga Maqedonia e Veriut.

Turqia gjen shpejt avantazhin, me Xhengiz Ynder që përshëndet rrjetën që në minutën e 4-t. Ekipi i Mançinit kundërpërgjigjet po gjatë pjesës së parë të takimit, ku me dy gola në minutat e 35 dhe 39 përmbys rezultatin.

Golat mbajnë autorësinë e Kristantes dhe Raspadorit. Ky i fundit do të porovnte sërish shijen e golit në pjesën e dytë, kur në minutën e 69 ndëshkon turqit për herë të tretë. Dursun ngushton shifrat në 2-3 në minutën e 83-të, por fati i kësaj përballjeje ishte vulosur tashmë.

Ndërkohë Enea Jorgji është kursyer me kartonat gjatë 90 minutave, pasi e ka futur vetëm dy herë dorën në xhep në Konia. Arbitri shqiptar ka ndëshkuar Nikolo Zaniolon në minutën shtesë të pjesës së parë, si dhe Mert Myldyrin në minutën e 86.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat