Vrioni: Këto ndeshje janë të rëndësishme për ne

Futboll

Vrioni: Këto ndeshje janë të rëndësishme për ne

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:43
Vrioni: Këto ndeshje janë të rëndësishme për ne

Për mikrofonat e “FSHF.org” ka folur dhe Xhakomo Vrioni.

Sulmuesi u shpreh i lumtur për aktivizimin e tij në Kombëtare dhe gjithashtu tha se këto ndeshje ishin një provë e mirë për ta.

“Ishte një rikthim i rëndësishëm. Jam i lumtur pasi trajneri më dha mundësi të luaja dhe shpresoj që të vazhdoj të jem pjesë e Kombëtares. Gjithashtu shpresojmë që kur të vij Liga e Kombeve të fitojmë e të bëjmë pikë. Kemi luajtur dy ndeshje të rëndësishme.”

“Me Spanjën para tre ditësh dhe me Gjeorgjinë. Mendoj që bëmë një paraqitje të bukur, na mungoi vetëm goli. E rëndësishme në këto dy miqësore ishte të provonim diçka dhe tani do bëhemi gati në qershor.”

“Këto ndeshje janë të rëndësishme për ne, do të japim gjithmonë maksimumin. Falënderoj tifozët për mbështetjen se kanë qenë fantastikë. I dëgjuam shumë tifozët dhe jam i lumtur që u riktheva".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat