Media e njohur zvicerane: Tifozët e Kosovës nuk e kanë falur...

Futboll

Media e njohur zvicerane: Tifozët e Kosovës nuk e kanë falur...

Nga: K. Goca Më: 30 mars 2022 Në ora: 17:45
Andi Zeqiri

Futbollisti i Augsburgut, Andi Zeqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës, dje nuk u prit mirë nga një pjesë e tifozëve shqiptarë në stadiumin “Letzigrund” në Zurich, në pëtballjen miqësore Zvicër – Kosovë, e cila përfundoi baras (1:1).  

“Tifozët e Kosovës nuk e kanë falur. 

Kështu nuk e ka imagjinuar sulmuesi i Kombëtares, Andi Zeqiri (22 vjeç) ndeshjen kundër atdheut të prindërve të tij. Nga tribunat u dëgjuan zhurma dhe fishkëllima kur ai e kreu zëvendësimin”, shkruan media e njohur zvicerane “Blick”.

“Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka, zvicerani i tretë me rrënjë kosovare fishkëllehet në çdo kontakt me topin. Goditja është shumë e thellë pasi tifozët e shtetit ballkanik dikur kishin shpresa të mëdha se sulmuesi do të luante për vendin e tyre”, shkruan më tej.

Zeqiri kishte theksuar më herët se vendimi nuk ishte i lehtë për të, por se e zgjodhi vendin që ia hapi derën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat