FSHF trajnim me trajnerët dhe përgatitësit atletik në Fier

Futboll

FSHF trajnim me trajnerët dhe përgatitësit atletik në Fier

Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:58
FSHF trajnim me trajnerët dhe përgatitësit atletik në Fier

Sektori i përgatitjes atletike në Drejtorinë e Edukimit të FSHF ka zhvilluar ditën e sotme në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit një takim, ku morën trajnerët dhe përgatitësit atletikë nga Vlora, Lushnja dhe Berati dhe u diskutua për zhvillimet e fundit rreth performancës fizike në futboll.

Ky aktivitet u organizua dhe udhëhoq nga përfaqësuesit e këtij sektori Luigi Febbrari, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, të cilët fillimisht kanë trajtuar aspektet teorike të përgatitjes fizike për të bërë një përditësim të njohurive të trajnerëve atletikë që punojnë me klubet e futbollit.

Pas prezantimeve të Febbrari, Laurentit dhe Selimit në pjesën teorike takimi u zhvendos në fushë për të vijuar me pjesën praktike të këtij trajnimi.

Në këtë pjesë të dytë të aktivitetit, trajnerëve pjesëmarrës u janë shpjeguar ushtrimet praktike të bazuara në specifikat e futbollit. Edhe ky takim ishte në vazhdën e aktiviteteve, kurseve dhe trajnimeve që Federata Shqiptare e Futbollit organizon prej kohësh për të përmirësuar nivelin e përgatitjes atletike në futbollin shqiptar, duke specializuar profesionistët që punojnë me ekipe sportive dhe duke ecur me hapin e zhvillimeve më të fundit.

Këto takime do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë për të rritur cilësinë e stafeve teknike të ekipeve të futbollit dhe për t’i ndërgjegjësuar gjithnjë e më shumë për vlerat që ka përgatitja e duhur atletike në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat