Arrestohet personi që bëri fyrje raciste në Twitter ndaj Marcus Rashford

Futboll

Arrestohet personi që bëri fyrje raciste në Twitter ndaj Marcus Rashford

Më: 30 mars 2022 Në ora: 19:30
Marcus Rashford

Një burrë që abuzoi në mënyrë raciale me Marcus Rashford në Twitter – pasi sulmuesi anglez humbi një penalti në finale të Euro 2020, është burgosur.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) tha se Justin Lee Price e bëri një tweet “qartësisht raciste” lojtarit të Manchester United pas humbjes – në korrik 2021.

Veprimet e 19-vjeçarit përbënin një “krim urrejtjeje”, tha një zëdhënës i CPS.

Price, nga Grandison Gardens, Worcester, u burgos për gjashtë javë.

Ai më parë pranoi një akuzë për dërgimin e një mesazhi jashtëzakonisht fyes nga një rrjet komunikimi publik në një seancë dëgjimore më 17 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat