Rodriguez: Më dhemb shpirti

Futboll

Rodriguez: Më dhemb shpirti

Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:46
Rodriguez: Më dhemb shpirti

Një nga brezat më të mirë që ka pasur futbolli kolumbian, mbeti jashtë Kupës së Botës “Katar 2022”.

U bënë shumë gabime gjatë fushatës eliminatore për të mos marrë pjesë në eventin madhor të futbollit. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me trajnerin Reinaldo Rueda dhe aq më pak me lojtarët që ishin pjesë e këtyre kualifikueseve.

Pas eliminimit, James Rodríguez reagoi në rrjetet sociale dhe nuk e fshehu dhimbjen që nuk mundi ta drejtonte kombëtaren e tij në Botërorin e tretë radhazi.

“Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në karrierën time si futbollist ka qenë pjesëmarrja në dy Kupa të Botës, duke përfaqësuar fanellën që e dua më shumë. Sot kam një dhimbje të thellë. Konsideroj se vendi ynë ka talent për të qenë gjithmonë pjesë e Botërorit,” – tha fillimisht numri 10 i Al Rayyan. – “Ndihem i trishtuar dhe jo vetëm për veten time, por edhe për kolegët e mi që meritojnë të shkëlqejnë dhe e di që kanë diçka. Më thyhet shpirti, kjo nuk mund të ndodhë më.

Dua që Kolumbia të shkojë në të gjitha Kupat e Botës. Duhet të planifikojmë, të bashkojmë forcat dhe të punojmë shumë në aspektin administrativ dhe sportiv për t’i treguar edhe një herë botës fuqinë dhe talentin e tokës sonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat