Sahiti: Fillova karrierën në Prishtinë, por...

Futboll

Sahiti: Fillova karrierën në Prishtinë, por...

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:11
Sahiti: Fillova karrierën në Prishtinë, por...

Emir Sahiti po shijon ditët më të mira të karrierës së tij. I riu nga Kosova ka ecur gradualisht dhe aktualisht është i pashmangshëm në planet e Vladas Dambrauskas tek Hajduku në Kroaci.

Kur keni filluar të luani futboll?

“Fillova karrierën në Prishtinë në moshën pesë vjeçare në klubin Ramiz Sadiku, aty u stërvita shtatë apo tetë vjet, pastaj shkova në FC Prishtina. Aty kam luajtur për kategoritë më të reja, dhe në moshën 16 vjeçare shkova në Rabotnicki, në Shkup. Në vitin 2018 erdha në Hajduk si huazim për gjashtë muaj, ku arrita të tregohem, kështu që u akorduam për një transferim”

A ka ndonjë tifoz të Hajdukut në mesin e shqiptarëve?

“Sigurisht. Në kohën e ish Jugosllavisë, shumë njerëz në Kosovë kanë bërë tifo për Hajdukun. Në Mitrovicën e Kosovës është klubi Trepça, grupi i tifozëve të të cilit sot quhet edhe Torcida, ndonjëherë vijnë për të parë ndeshjet në Polud".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat