Kessie refuzoi të angazhohej...

Futboll

Kessie refuzoi të angazhohej...

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:23
Kessie refuzoi të angazhohej...

Barcelona është rikthyer në formë pas ardhjes së Xavit në krye të ekipit. 

Skuadra bëri disa transferime në janar, të cilat dolën të jenë shumë të qëlluara.

Tashmë katalunasit kanë arritur marrëveshje edhe me Franc Kessie.

Ishte Sergio Busquets, ai i cili konfirmoi se Kessié do të transferohet në Camp Nou.

Reprezentuesi spanjoll foli për RAC1, duke konfirmuar se mesfushori i Fildishtë do të transferohet në klub në fund të sezonit aktual.

“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili me siguri e ka parë dhe ka nënshkruar me të”, tha fillimisht spanjolli.

“Jam i lumtur që kam një ekip më të fortë dhe që njerëzit duan të vijnë këtu. E kam parë duke luajtur. Ai është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, e mban topin mirë… Jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, shtoi ai.

Kessie refuzoi të angazhohej për të ardhmen e tij në Milan dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Barcelonën.

Ai tashmë i ka kaluar testet mjekësore me gjigantët e La Ligës. 25-vjeçari iu bashkua Milanit në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat