Al Khater: Pyetja ime është se cili nga pjesëtarët e skuadrës së Anglisë ka ardhur në Katar?

Futboll

Al Khater: Pyetja ime është se cili nga pjesëtarët e skuadrës së Anglisë ka ardhur në Katar?

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:57
Al Khater: Pyetja ime është se cili nga pjesëtarët e skuadrës së Anglisë ka ardhur në Katar?

Çështje e të drejtave të njerëzve në Katar janë kthyer në një temë që ka nxitur debate të shumta që nga momenti që këtij vendi iu besuar organizimi i Botërorit 2022.

Shefi ekzekutiv i organizimit të Kupës së Botës Katar 2022, Nasser Al Khater i është kundërpërgjigjur trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, pas kritikave të tij në lidhje me kushte e punës në Katar, duke e paralajmëruar anglezin që t’i zgjedhë me kujdes fjalët e tij.

Katarit iu dhanë në mënyrë të diskutueshme të drejtat për të pritur Kupën e Botës 2022 në vitin 2010, por që nga ai moment ka pasur kritika të shumta që lidheshin me të drejtat e njeriut si dhe me keqtrajtimet e punëtorëve migrant gjatë përgatitjeve strukturore për turneun.

Në lidhje me këto çështje reaguan një sërë figurash të njohura, përfshirë këtu edhe trajnerin e përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate, i cili tha: “Mendoj se jam mjaft i qartë për çështjet që më shqetësojnë në lidhje me këtë turne. Është e qartë se ka shqetësime të vazhdueshme për të drejtat e punëtorëve që u morën me përgatitjet për turneun dhe kushtet në të cilat ata jetojnë.  Pastaj janë çështjet e mbështetësve tanë, që lidhen me të drejtat e grave dhe të komunitetit LGBTQ+ në veçanti. Është e tmerrshme të mendosh se disa nga tifozët tanë të shkojnë atje duke menduar se u rrezikohet jeta.”

Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave CEO i Kupës së Botës, Al Khater, përveçse i kërkoi anglezit të bëjë kujdes me ato që thotë, shtoi se kushtet e punëtorëve janë mëse normale.

“Pyetja ime është se cili nga pjesëtarët e skuadrës së Anglisë ka ardhur në Katar? Pyetja ime për trajnerin është a ka qenë ai vetë në Katar? Është duke e bazuar ai mendimin e tij dhe qëndrimin publik në çfarë ka lexuar? Sepse është problem nëse e bazon mendimin tënd në gjëra që i ke lexuar.

Një person me shumë ndikim siç është Southgate, dikush që i bën njerëzit ta dëgjojnë, duhet të bëjë shumë kujdes në zgjedhjen e fjalëve që thotë. Dhe mendoj se para se të deklarosh gjëra që lidhen me punëtorët, asi duhet së pari që të flasë me ata që kanë punuar këtu.”- tha Al Khater për “Sky Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat