Corsi flet për Asllanin

Futboll

Corsi flet për Asllanin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 14:05
Corsi flet për Asllanin

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, po fërkon duart me thesarin e ri, Kristjan Asllani.

Mesfushori i ri i Shqipërisë ka ngjallur interesimet e ekipeve më të mira të Serisë A, deri te Manchester City. Së fundmi është Napoli që ka hyrë në listën e ekipeve që kërkojnë kartonin e tij.

Fjalët e Corsi për mediat italiane tregojnë fare qartë situatën e Asllanit.

“Rruga jonë do të jetë që Asllanin ta dërgojë në një fanellë më të rëndësishme se ajo e Empolit, ende nuk ka përfunduar. E do Napoli? Nuk do t’ia jepja edhe sikur të ishte e vërtetë (qesh). Asllani duhet vetëm që të qëndrojë i fokusuar tani”, tha presidenti i Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat