Brazili rikthehet në krye

Futboll

Brazili rikthehet në krye

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:58
Brazili rikthehet në krye

Pas afro katër jetësh, Brazili është rikthyer në krye të futbollit botëror.

Ekipi “Seleçao” në fakt ia mori primatin Belgjikës, e cila printe në renditje të FIFA-s për afro tri vjet.

Brazilianët kanë shfaqur formë solide konstante dhe kjo ka bërë që, falë koeficientit, ta marrin primatin në renditjen e publikuar sot nga shtëpia e futbollit botëror.

Franca, kampione e botës në fuqi mbetet në vendin e tretë përpara Argjentinës, Anglisë dhe Italisë, e cila nuk e humbi asnjë pozitë përkundër humbjes shokuese nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinale të “play-offit”, duke mbetur jashtë Kampionatit Botëror.

Kurse Zvicra me shqiptarë, përkundër humbjes nga Anglia dhe barazimit me Kosovën, e ruajti vendin e 14-të në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat