U kap nga kamerat gjatë Botërorit, si i ndryshoi jeta bukuroshes?

Futboll

U kap nga kamerat gjatë Botërorit, si i ndryshoi jeta bukuroshes?

Më: 31 mars 2022 Në ora: 22:27
U kap nga kamerat gjatë Botërorit, si i ndryshoi jeta bukuroshes?

Natalia Betankurt ishte duke brohoritur për vendlindjen e saj Kolumbinë në Kupën e Botës 2014 në Brazil, kur u kap nga kamerat e regjisë qendrore, teksa ky moment që i ndryshoi plotësisht jetën.

Bukuroshja seksi ishte një tifoze e rregullt e futbollit, ndërkohë që një pamjet e shkurtër vetëm disa sekonda, teksa po mbështeste Kolumbinë, solli lulëzimin e jetës së saj.

Natalia u postua nga Rihana në rrjetet sociale me mbishkrimin “E bukura kolumbiane”, duke u shndërruar në një personazh të famshëm që tani numëron plot 1.1 milionë ndjekës në “Instagram”.

“Nuk e kisha idenë se kamerat do të më zmadhonin,” tha ajo për BBC . “Dhe sigurisht, nuk e kisha idenë se si do të rritej e gjithë fama nga atje. Ishte një moment argëtues, por mendova se vetëm kaq.

“Disa sekonda famë dhe një ndërveprim i këndshëm në Twitter me një yll pop që e admiroj. Ai imazh më hapi dyert e mediave. Nuk kisha asnjë lidhje me atë botë më parë, kisha një kompani furnizimesh ndërtimi me të dashurin tim.”

Natalia u bë  një simbol seksi në vendin e saj dhe më pas u shfaq kudo. Ajo ishte ylli i kopertinës në revista dhe mori pjesë në edicionin kolumbian të shfaqjes televizive amerikane Dancing with the Stars në 2016.

Ajo gjithashtu u takua me Rihanën, të cilën e falenderoi për postimin që i bëri imazhit të saj. 41-vjeçarja ka pasur një karrierë të suksesshme modelingu. E gjitha nisi nga ai fokusim i kamerës në Kupën e Botës 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat