Dallku: Kampionati është i gjatë ende

Futboll

Dallku: Kampionati është i gjatë ende

Më: 1 prill 2022 Në ora: 18:31
Dallku: Kampionati është i gjatë ende

Sot u zhvillua ndeshja hapëse e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. 

Dukagjini barazoi pa gola me Malishevën në duelin e zhvilluar në Klinë.

Të dy skuadrat po synojnë të sigurojnë mbijetesën, teksa kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku ka përgëzuar lojtarët për angazhimin dhe paraqitjen që e patën në këtë ndeshje.

Dallku beson se edhe kushtet atmosferike ndikuan në faktin që ekipi i tij nuk shënoi gol për ta fituar këtë ndeshje.

“Kishim mundësi ta fitonin ndeshjen kemi bërë të pamundurën ta shënojmë golin. E kemi dominuar këtë takim mirëpo ishte e vështirë edhe për shkak të kushteve në të cilat kemi luajtur. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe me dëshirën për të bërë më të mirën në këtë takim.

Kampionati është i gjatë ende dhe duhet të vazhdojmë përpara. Shkaku i erës së krijuar ishte shumë e vështirë të luhet më mirë. Kishim disa raste të cilat nuk arritëm t’i konkretizonin”, deklaroi Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat