Mediumi i njohur zviceran i kujton shqiponjat dykrenore, pasi iu ra prapë në grup Serbia

Futboll

Mediumi i njohur zviceran i kujton shqiponjat dykrenore, pasi iu ra prapë në grup Serbia

Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:25
Mediumi i njohur zviceran i kujton shqiponjat dykrenore, pasi iu ra prapë në grup Serbia

Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Botërori këtij viti është i veçantë pasi që do të zhvillohet në fund të vitit dhe jo gjatë verës si herëve të kaluara.

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri.

Pjesë e Grupit G janë edhe Brazili e Kameruni.

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” ka kujtuar ndeshjen e para katër viteve mes Zvicrës e Serbisë, ku Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ia kishin siguruar fitoren zviceranëve me rezultatin 2:1.

Në atë ndeshje të zhvilluar në Botërorin “Rusia 2018”, Xhaka e Shaqiri golat i kishin festuar me simbolin shqiptar, shqiponjën.

“Në vitin 2018, Zvicra u kualifikua si dyta e grupit pas Brazilit dhe para Serbisë për raundin e 16-të – falë fitores 2-1 në lojën shumë emocionale kundër Serbisë me debatin pasues për gjestin e “shqiponjës dykrenore” nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, ka shkruar “Blick”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat