Eliminimi i Italisë nga Botërori fundos televizionin shtetëror

Futboll

Eliminimi i Italisë nga Botërori fundos televizionin shtetëror

Më: 2 prill 2022 Në ora: 12:02
Eliminimi i Italisë nga Botërori fundos televizionin shtetëror

“Rai” në udhëkryq, pas dështimit të Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Televizioni shtetëror italian i bleu të drejtat e transmetimit të “Katar 2022” për 160 milionë euro.

Kjo shumë është rreth dyfishi i asaj që shpenzoi “Mediaset” katër vite më parë për të siguruar të drejtat televizive të “Rusia 2018”.

Investimi u bë pranverën e kaluar, kur ndoshta mendohej se nuk kishte pasur probleme për axurrët në raundin kualifikues. Por nuk shkoi kështu, me “Rai” që tani ka shumë dilema për të kuptuar se si ta kthejë investimin

Ka dy mënyra për këtë. Siç raporton ‘Repubblica’, për momentin po shqyrtohen vetëm dy mundësi: ta mbajë Botërorin ose ta shesë atë brenda vendit, me përjashtim të gjysmëfinaleve dhe finales.

Por kush mund ta blejë atë? Në teori, “Sky” është blerësi më i mundshëm, edhe nëse ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Në sfond edhe “Amazon” e cila, megjithatë, frenohet nga një rrjet interneti, që siç ndodhi këtë sezon me Dazn, nuk mundi të duronte dhe lëkund figurën gjatë transmetimit, një hipotezë që dekurajon transmetuesin e Bezos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat