Krasniqët fatal për Llapin, Prishtina me pikë të plota

Futboll

Krasniqët fatal për Llapin, Prishtina me pikë të plota

Nga: K. Goca Më: 2 prill 2022 Në ora: 15:53
Krasniqët fatal për Llapin, Prishtina me pikë të plota

Prishtina ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Llapit nga Podujeva, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Krasniqët, ishin fatal për Llapin. 

Në minutën e 48-të, Besnik Krasniqi shënon nga penalltia dhe Endrit Krasniqi në atë të 65-tën, duke shtuar epërsinë në 2:0.

Në minutën e 78-të, Llapi ngushton humbjen me golin e Drilon Fazliut.

Në minutën e 90+3, Veliu i pafat, goditja e tij ndalet nga tërthorësja e Prishtinës.

Portieri i Prishtinës, Eglant Haxho, është më i merituari për fitoren e Prishtinës.  

Llapi është në vend të katërt me 41 pikë e Prishtina e pesta me 35 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat