Trajneri i Dinamos: Presidenti “i ka mësuar keq” lojtarët

Futboll

Trajneri i Dinamos: Presidenti “i ka mësuar keq” lojtarët

Më: 2 prill 2022 Në ora: 19:25
Trajneri i Dinamos: Presidenti “i ka mësuar keq” lojtarët

Egnatia ka marrë një fitore të madhe ndaj Dinamos me shifrat 0-2. Ndryshe nga ndeshja e parë mes Kukësit dhe Tiranës, këtë herë kishte më tepër emocione. Pedro Augusto realizoi fillimisht, por gjyqtari do të anulonte me VAR për një faull të kryerë fillimisht.

Në minutën e 44 ishte sërish Egnatia që gjeti golin, por këtë herë mbeti i pandryshueshëm.

Ademi kërceu më tepër se të gjithë pas krosimit të Duranskit duke gjetur rrjetën. Disa mundësi të pastra shënimi janë shpërdoruar nga kryeqytetasit në të dytën, ndërsa në fund ishte sërish Pedro Augusto që arriti të kalonte Harizajn, që kishte braktisur portën. Fitore e madhe kjo për Egnatian, ndërsa Dinamo sheh më afër Kategorinë e Parë.

Vanoli tha: “Kemi bërë një hap mbrapa krahasuar ndeshjen me Tiranën, si në aspektin e lojës dhe të agresivitetit. Ishte një ndeshje që e luajtëm ndryshe.

Tifozët ishin këtu për të na mbështetur edhe sot, duhen respektuar. Në këto ndeshje duhet treguar karakteri i lojtarit. Humbja sot sa ndikon në renditje?

Nuk është ndonjë gjë e re, keqardhje se sot nuk duhej humbur. Presidenti i ka trajtuar mirë lojtarët dhe janë mësuar pak keq. Përse hoqa Imamin dhe Sofranac? Kanë luajtur shumë ndeshje dhe ja ku janë rezultatet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat