Arsenal i vihet pas sulmuesit të Napolit

Futboll

Arsenal i vihet pas sulmuesit të Napolit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 10:29
Victor Osimhen.

Arsenal është duke e monitoruar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Froma e mirë që Osimhen po kalon në Seria A, është vënë re nga të gjithë.

Shumë ekipe kanë shfaqur interes për nigerianin, së fundmi edhe Arsenal.

Sipas gazetës italiane ‘Tuttosport’, Arsenal janë duke e monitoruar sulmuesin e Napolit.

Ai ka kontratë me ‘Napolitanët’, deri në qershor të viti 2025, po interesimi i klubeve të mëdha evropiane, mund të ndikojë që ai të largohet në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se a do të qëndrojë edhe më tej në ekipin e Luciano Spallettit, apo do të ndryshojë ambient

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat