Haaland merr vendimin për të ardhmen

Futboll

Haaland merr vendimin për të ardhmen

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:10
Haaland merr vendimin për të ardhmen

Erling Haaland do të largohet nga Gjermania, ndonëse kontrata e tij me Borussia Dortmund zgjat deri në vitin 2024. Norvegjezi shihet si zëvendësuesi i Kylian Mbappe te Paris Saint-Germain.

Sipas raportimeve klubi parizien do të fillojë “sulmin” për Haaland, në mënyrë që të parandalojë rrezikuan nga Real Madrid, Machester City apo edhe nga Barcelona.

Ndërsa ende pritet një konfirmim për të ardhmen e norvegjezit, raportohet se largimi i tij nga Dortmund në fund të këtij sezoni tashmë është fakt. Sulmuesi dëshiron që të bashkohet me një nga liderët europianë në mënyrë që të fitojë trofe.

Sipas gazetarit të njohur sportiv, Sebastian Kolsberger, Haaland e ka vendosur tashmë  dhe këtë verë do largohet nga gjermanët.

“Haaland do të largohet këtë verë. Ai do të marrë një hap tjetër në karrierë. Nuk ka pasur bisedime mes lojtarit dhe klubit gjatë këtyre muajve. Ai e ka marrë vendimin tashmë. Por nuk e dimë ende se ku do të shkojë ai.”-tha gazetari për “Bild”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat