Kylian Mbappes i ofrohet shiriti i kapitenit te PSG

Futboll

Kylian Mbappes i ofrohet shiriti i kapitenit te PSG

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:00
Kylian Mbappe

Paris Saint Germain i kanë ofruar Kylian Mbappes shiritin e kapitenit të ekipit, vetëm për ta bindur që të qëndrojë edhe më tej në ‘Parc des Princes’.

Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të këij viti dhe bisedimet për rinovim kanë ngecur që nga gushti i vitit të kaluar.

E ardhmja e Mbappes duket të jetë shumë larg Parisit, sipas të gjitha spekulimeve, ai do të luajë në ‘Santiago Bernabeu’ sezonin e ardhshëm.

Ekipi francez nuk duan që 23 vjeçari të largohet, andaj kanë provuar edhe një mundësi për ta bindur lojtarin të qëndrojë.

Sipas ‘L`Equipe’, Paris Saint Germain, i kanë ofruar Mbappes shiritin e kapitenit, për t`i treguar atij rëndësinë që ka francezi në ekip.

Aktualisht kapiten i ekipit francez, është braziliani Marquinhos.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e yllit nga Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat