Kthesa e papritur e sulmuesit

Futboll

Kthesa e papritur e sulmuesit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 12:33
Kthesa e papritur e sulmuesit

Mohamed Salah ka vendosur të bëjë një kthesë të papritur në të ardhmen e tij. Në kohën kur pritej që egjiptiani t’i jepte “divorcin” Liverpoolit dhe të bashkohej me Barcelonën, sulmuesi duket se ka gjetur gjuhën me “The Reds” dhe shumë shpejt pritet edhe firmosja e kontratës së re.

Salah dhe Liverpool patën një shkëputje të bisedimeve përpara rreth një muaji, për shkak se egjiptiani dëshironte të ishte një nga lojtarët më të paguar.

Duket se më në fund palët kanë rënë dakord për rinovimin me tre sezon, plus një tjetër opsional për një pagë prej 400 mijë paundësh në javë, që ishte edhe propozimi i klubit, raportojnë mediet britanike.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në vendimin e lojtarit është mbështetja dhe hapësira që klubi i dha për eliminatoret e Kupës së Botës. Me këtë rinovim pritet që Mohamed Salah ta mbyllë karrierën e tij te Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat