Shqiptarët e Empolit nuk ia dalin me Fiorentinën

Futboll

Shqiptarët e Empolit nuk ia dalin me Fiorentinën

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2022 Në ora: 14:29
Shqiptarët e Empolit nuk ia dalin me Fiorentinën

Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Empolit, në takimin e javës së 31-të në Serie A. 

Futbollisti Ardian Ismajli u inkuadrua në lojë në minutën e 28-të, në vend të Tonellit, ndërsa Kristjan Asllani futet në lojë në minutën e 61-të e Nedim Bajrami në atë të 77-tën por me Empolin të pafuqishëm ndaj vendasve. 

Ismajli u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 81-të. 

Luperto i Empolit u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 57-të. 

Pas një minute (58'), Gonzalez shënoi për fitoren e Fiorentinës.

Fiorentina renditet në vend të tetë me 50 pikë e Empoli është i 12-ti me 33.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat