Zyrtari i Ballkanit zbulon gjendjen momentale të portierit

Futboll

Zyrtari i Ballkanit zbulon gjendjen momentale të portierit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 16:45
Zyrtari i Ballkanit zbulon gjendjen momentale të portierit korçar

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit u ndërpre pas incidentit skandaloz që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilanit, në minutën e 95-të pas golit të shënuar nga portieri Koliçi.

Tifozët e Gjilanit u futën në fushë për të festuar golin e Koliçit edhe sulmuan portierin kundërshtar, Stivi Frashërin. Pas sulmut, Stivi Frashëri u dërgua me urgjencë në spital, pasi kishte pësuar goditje në turp dhe kokë.

Në lidhje me këtë sulm të papranueshëm ka folur edhe zyrtari i Ballkanit, Idriz Hajrizi , i cili tha se është në spital momentalisht me portierin e dëmtuar korçar.

“S’e di as vet si është gjendja, jam me të në emergjencë”, tha Idriz Hajrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat