Deçiqi kthehet me një pikë nga Podgorica

Futboll

Deçiqi kthehet me një pikë nga Podgorica

Nga: K. Goca Më: 3 prill 2022 Në ora: 18:59
Deçiqi kthehet me një pikë nga Podgorica

Skuadra shqiptare nga Tuzi i Malit të Zi, Deçiqi, kthehet me një pikë të madhe nga Podgorica.

Në një ndeshje të luftuar e me kthesa në rezultat mes Podgoricës dhe Deçiqit, përfundoi baras (3:3).

Skuadra shqiptare udhëhoqi me 0:2, pastaj ishte në disvantazh (3:2) dhe në fund barazohet 3:3. 

Për Podgoricën shënuan Matija Krivokapiq (57’, 73’, Luka Marash 69’) dhe për Deçiqin realizuan Stefan Cicmil (4’ - autogol), Aleksa Marushiq (24’), Danilo Peshukiq (87’).

Pas javës së 27-të në elitën e futbollit malazez, Deçiqi është në vend të katërt me 41 pikë e Podgorica në të nëntin me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat