Shpërthimi i gruas së lojtarit

Futboll

Shpërthimi i gruas së lojtarit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 20:48
Shpërthimi i gruas së lojtarit

Nuk është hera e parë që zonja Belle ka ngritur zërin për një ndeshje futbolli. Këtë herë, gruaja e Thiago Silva-s ka shkuar në ndihmë të burrit të saj pasi ka dëgjuar disa kritika kundër tij.

Chelsea ka humbur kundër Brentford në kampionat dhe disa komentues në tv kanë kritikuar lojën shumë pasive të mbrojtësit brazilian.

Gruaja e tij, e pranishme në Stamford Bridge, ka dëgjuar gjithçka dhe është shfryrë në rrjetet sociale:

“Jam këtu në boksin tim në Stamford Bridge. Sapo kam dëgjuar në këtë moment komentuesin që ka thënë se Thiago Silva nuk luan shumë fort. Respektojeni!”, ka thënë Belle.

“Thiago ka ardhur dje në Londër. Thiago ka luajtur për Brazilin dhe mund të jetë shumë i lodhur. Thiago është 37 vjeç, luan si të jetë 20. Kështu që respektojeni, nuk është një makinë. Duhet të pushojë, mirë?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat