​Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit

Futboll

​Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:24
Stivi Frashëri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për sulm ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe janë duke punuar edhe për kapjen edhe të personave të tjerë të involvuar në rast”, ka thënë Hashani.

Stivi Frashëri u sulmua fizikisht nga tifozët gjilanas kah fundi i ndeshjes Gjilani- Ballkani, e vlefshme për javën e 27-të të Superligës së Kosovës në futboll, kur rezultati ishte 1:1.

Ndeshja më pas u pezullua, ndërsa portieri i Ballkanit u dërgua për trajtim në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat