Dy klube angleze në garë për Eriksenin

Futboll

Dy klube angleze në garë për Eriksenin

Më: 4 prill 2022 Në ora: 17:51
Christian Erikseni

Manchester United dhe Tottenham Hotspur raportohet se janë në garë për transferimin e Christian Eriksenit.

Reprezentuesi danez po kalon formë të mirë me Brentfordin në Premierligë, pas rikthimit të tij pas arrestit kardiak që pësoi gjatë Evropianit të vitit të kaluar.

Eriksen u rikthye edhe te Kombëtarja e Danimarkës së fundmi, ku shënoi në dy miqësoret me Holandën e Serbinë në muajin e kaluar.

Dhe, sipas “Daily Mail”, 30-vjeçari tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester Unitedit dhe ish-klubit të tij, Tottenham Hotspur.

Eriksen te skuadra e radhës mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Brentfordin skadon më 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat